Seksi përmirëson inteligjencën dhe kujtesën tuaj?

Përmes marrëdhënieve të rregulla seksuale, ju mund ta përmirësoni inteligjencën dhe kujtesën tuaj afatgjate. Ky është zbulimi më i fundit i shkencëtarëve amerikanë.

Lifestyle

05/12/2014 15:51

Duke bërë seks, ju bëheni më inteligjentë. Të paktën ky është rezultati i nxjerrë nga kërkuesit e Universitetit të Maryland. Seksi e nxit rritjen e qelizave të trurit dhe e përmirëson kujtesën afatgjate.

Studimi amerikan me minjtë e moshës mesatare ka nxjerrë përfundimin se marrëdhënia seksuale e prodhon një gjeneratë të re të qelizave të trurit, megjithëse këto përfitime humbin në fund të raportit. 

Kërkimet

Shkencëtarët e Universitetit kanë vënë në dukje se si seksi e stimulon rritjen e numrit të neuroneve të krijuara në ‘hippocampus’, aty ku ‘pushon’ memoria afatgjate dhe ku formohen kujtimet. Megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar se pas raportit seksual, ky aktivitet pushon dhe përmirësimet e trurit humbin.

Si të bëjmë që të mbijetojnë këto qeliza?

Psikologu Tracey Shors, gjatë konferencës për ‘Society for Neuroscience’, ka intervenuar në këtë kërkim, duke sqaruar se është e nevojshme të punohet gjatë, për të bërë që të mbijetojnë qelizat e lindura gjatë aktiviteteve seksuale.

“Mund të prodhohen qeliza të trurit me aktivitete fizike, me seks apo të tjera ushtrime. Por, për t’i mbajtur të ‘gjalla’ ato, nevojitet ta ushtroni mendjen tuaj”, deklaroi psikologu.

Kush është inteligjent bën më shumë seks?

Uebfaqja atlantic.com, pas këtij zbulimi, është pyetur: po nëse seksi të bën më inteligjent, a bëjnë seks më inteligjentët? Përgjigja është e qartë: Të jesh inteligjent nuk tregon domosdoshmërisht ta kesh një jetë seksuale me një mesatare të lartë.

Është e kundërta: djelmoshat më inteligjentë, shkruan kjo uebfaqe, kanë tendencë që ta vonojnë fillimin e aktivitetit të tyre seksual. /botasot