Seksi për herë të parë, ja nga çka frikësohen vajzat e virgjëra – Lajmi.net
Seksi për herë të parë, ja nga çka frikësohen vajzat e virgjëra
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 22:19, 27 November 2017
>Kur bëhet fjalë për seksin, shumë femra, e veçmas vajzat e reja që nuk kanë përvojë, nganjëherë ndiejnë frikë dhe pasiguri, që i shtynë t’i ikin marrëdhënieve seksuale.

Që ta përjetoni seksin, është e nevojshme që të shliroheni dhe të liroheni nga frikërat e paarsyeshme. Nëse keni frikë nga të bërit dashuri, asnjëherë nuk do të mund ta përjetoni atë.

Vazhdoni leximin nën reklamë …

Ja cilat janë gjërat më të shpeshta të cilave vajzat e virgjëra ua kanë frikën.

Organi i madh gjenital

Shumë vajza i frikësohen seksit sepse frikësohen nga madhësia e penisit. Ato kanë përshtypjen se organi i madh gjenital do t’u shkaktojë dhimbje. Kjo është arsyeja pse ato vendosin të mbesin më gjatë të virgjëra.

Humbja e virgjërisë

Për shumë vajza virgjëria paraqet një pasuri e cila duhet t’i dhurohet një mashkulli vërtetë të veçantë. Kjo është edhe arsyeja që disa prej tyre shumë herët angazhohen në seks oral ose anal. Dhimbja gjatë shpërthimit të himenit mund të frikësojë një numër të madh femrash duke zvogëluar dëshirën e tyre për përvoja të reja në shtrat.

Dhimbja

Femrat kanë frikë nga përvoja e parë seksuale për shkak të dhimbjes. Megjithatë pas përvojës së parë shpejt vjen kënaqësia. Një ose dy herë mund t’ju ndodhë të përjetoni dhimbje, por me kalimin e kohës ajo do të zhduket. Përndryshe frika nga dhimbja është e natyrshme dhe partneri juaj do duhej ta kuptonte.

Shtatëzënia

Pasi bën seks, secila femër rrezikon të mbetet shtatëzënë. Seksi pa përdorimin e kondomit mund të jetë argëtues dhe pasionantë, por mund të jetë edhe i rrezikshëm. Jo vetëm për shkak të shtatëzënësisë por edhe për shkak të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Femrat përfshihen shpesh në panik pasi nuk janë të gatshme të bëhen nëna.

Gazërat

Ka disa pozicione në seks që mund të bëjnë që femra gjatë seksit të lirojë ajër. Kjo më së shpeshti ndodh në pozicionin “doggy style”. Vajzat e reja nuk e dinë se bëhet fjalë për ajër dhe ndihen keq për shkak të kësaj.

Fjalët kyçe: Seksi, vajzat e virgjëra

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bow Master
  • Play Bubble Trouble
  • Play World Soccer Champion