Seksi oral jo i shëndetshëm, ekspertët në SHBA kanë paralajmërime

Sipas Institutit Kombëtar për trajtimin e tumoreve në SHBA, raportohet se nga seksi oral njeriu edhe mund të vdes!

Lifestyle

17/09/2018 22:55

Duket e pabesueshme por ky institut ka bërë publik shifrat në rritje të tumoreve malinje, në pjesën  kokë –qafë, raste të regjistruara deri tani si 10 mijë të reja në vit, transmeton Klan Kosova.

Pjesa më e madhe e tyre janë diagnostikuar shumë vonë duke e bërë më të vështirë rrugën e terapisë.

Simptomat e para dhe kujdesi që duhet të tregojmë:

Simpomat e hershme të cilat duhet t’ju shqetësojnë janë ulçëra të vogla, shfaqje e pllakave të bardha ose të kuqe në gojë të cilat nuk shërohen brenda pak ditësh, vështirësi në gëlltitje, dhimbje periodike fyti, dhimbje veshi dhe nyje limfatike të zgjeruara në pjesën e qafës. Këto probleme shfaqen më shpesh te personat mbi 40 vjeç ku pirja e duhanit , higjiena e keqe e gojës dhe konsumimi i tepërt i alkoolit njihen si përgjegjës.

Por faktori më i rëndësishëm i rrezikut është konfirmuar të jëtë virusi papiloma, i njëjti agjent infektik i cili shkakton kancer në qafën e mitrës te gratë, një infeksion malinj që përhapet përmes marrëdhënieve seksuale.

Ky infeksion konsiderohet aktualisht si faktori më i rëndësishëm i kancerit të laringut dhe kontakti i parë me këtë virus mund të ndodhë gjatë një marrëdhënie të vetme seksuale me një partner të infektuar, shpesh herë të pavetëdijshëm nëse janë të infektuar.

Femrat të cilat janë mbartëse të virusit në mitër, infektojnë mashkullin si në nivel gjenital dhe ne atë gojor, ndërsa meshkujt mbartës të virusit në mukozat e penisit, e infektojnë femrën në nivel vaginal ose laring përmes seksit oral. Me këtë të fundit gjërat komplikohen, pasi virusi përmes pështymës arrin në zgavrën e gojës dhe me gëlltitjen arrin në laring. Virusi papiloma, njëherë të vendoset në këtë zonë, zhvillon veprimin inflamator akut të tij, i cili në qoftë se nuk kurohet bëhet kronik dhe pas disa vitesh mund të nxisi kancerin.

Kanceri i laringut është rritur te të dyja gjinitë. Diagnostikimi bëhet thuajse gjithmonë me vonesë sepse dhe simptomat e para janë të paqarta. Fatmirësisht kohët e fundit ka filluar të praktikohet tek adoleshentët vaksinimi kundër infektimit ndaj virusit papilom,vaksina e parë ndaj aktivitetit kundër tumoral. Kjo bëhet te moshat 12 vjeçare, pra pa filluar ende aktivitetin seksual , ndërsa femrat mbi 30 vjec të cilat nuk kanë bërë asnjëhërë më parë vaksinë të këtij lloji, duhet t’i nënshtrohen pap testit për të kuptuar nësë janë mbartëse të virusit.

Në fakt një tumori i laringut i kapur në fazat e para, mund të kurohet në 90% të rasteve, por shifrat ndryshojnë nësë kapet në faza të tjera pasi 60% e këtyre pacientëvë nuk mund ti kalojnë 50 vjeç. Sot pacientët me sëmundje në fazat fillestare, trajtohen me një heqje kirurgjikale të tumorit nga qafa e mitrës, penisi dhe laringu. Zakonisht kjo kryhet vetëm me një rreze lazer dhe pas kësaj konsiderohen të shëruar.
Pjesa më e madhe e pacientëvë të prekur nga virusi nuk shfaqin simptoma dhe nuk kanë probleme të shëndetit të lidhura me të, prandaj është thuajse e pamundur ta kuptosh gjatë raportit seksual dhe në shumë raste imuniteti jonë e shkatërron virusin, shkruan Alertneës. Por kur virusi është rezistent dhe mund të zhvillojë kancerin, mbetet aty për një kohë të gjatë, prandaj është shumë e rëndësishme të kryhen ekzaminime të rëndësishme për të kapur sëmundjen në fazat e para.