Seksi i përsosur

Marrëdhënia seksuale gjatë gjithë natës, për të cilën të gjithë ëndërrojnë, shpesh shndërrohet në dëshpërim dhe moskënaqësi. Cili është seksi i përsosur sipas studiuesve?

Lifestyle

17/09/2014 20:10

Një studim i ri ka treguar se gjatësia ideale e kohëzgjatjes së seksit është ndërmjet 7 dhe 13 minuta. Marrëdhënia seksuale gjatë gjithë natës, për të cilën të gjithë ëndërrojnë, shpesh shndërrohet në dëshpërim dhe moskënaqësi. Pra, si të kemi një seks të përsosur?

Eric Corty, profesor i psikologjisë në Universitetin Penn State, ka realizuar një hulumtim ku janë përfshirë 50 anëtarë të Shoqatës për terapi dhe hulumtime seksuale (e cila i ndihmon çiftet të cilat kanë probleme me seksin).

Studimi i tij ka treguar se seksi që zgjat 1 deri në 2 minuta është shumë i shkurtër; seksi që zgjat 3 deri në 7 minuta është i pranueshëm; ndërsa çdo marrëdhënie seksuale mbi 13 minuta është shumë e gjatë, transmeton Lajmi.net.

Prandaj tashmë është e qartë se çfarë duhet bërë në krevat, le të zgjasë 10 minuta, por këto minuta shfrytëzoni në maksimum dhe seksi do të jetë gjithmonë i përkryer.