Seksi gjatë shtatzënisë, i dëmshëm apo jo për beben?

Mes frikave te ndryshme dhe dëshirave për seks gjatë shtatzënisë qendron edhe ajo që mund t`i bësh keq femijës.

Lifestyle

07/07/2014 00:19

Rreth 70% e meshkujve që nuk bëjnë dashuri me femrën e tyre shtatzënë e kanë këtë frikë. Nuk ka nevojë për panikë, fetusi është i mbrojtur nga mbështjellja e tij e cila e izolon atë nga bota e jashtme.

Ky lëng funksionon si një amortizator: fëmija ndjek lëvizjet, por nuk mund të jetë i përfshirë gjatë raportit, pavarësisht nga pozicioni seksual që do të marrin prindërit gjatë kryerjes së seksit.

Për sa i përket mikrobeve ato nuk kanë mundësi të hyjnë tek fëmija.

Nuk ka rrezik që penisi të shpojë mbështjellësen e fëmijës, ose që të prekë fëmijën, edhe në rastet e një penetrimi të thellë. Sepse vagina dhe mitra janë të ndara: janë rreth 4 – 5 cm mes fundit të vagines dhe kokës së fëmijës.

Nëse shtatzënitë janë normale, nuk ka asnjë rrezik që raporti seksual të shkaktojë një lindje premature.

Fëmija nuk ndjen asgjë dhe nuk mund të jetë spektator i kësaj marrdhënieje! Atij mund t`i transmetohet mirëqenia dhe kënaqësia e së ëmës, sidomos përgjatë orgazmes. Fëmija është pikërisht si në një hidromasazh, i cili është vërtetë i kënaqshëm.

Gjatë tremujorit të parë, nga pikpamja seksuale, ndjesitë janë pak të zbehura. Në këtë periudhë kemi të tjera gjëra në kokën tonë dhe nuk jemi shumë të disponuar edhe fizikisht, sepse në këtë fazë trupi pëson një sërë transformimesh që janë nën influencën e hormoneve.

Më parë janë të vjellat dhe lodhja. Por edhe djegia e stomakut, thatësia vaginale etj… Në këtë fazë të shtatzënisë raportet seksuale janë të rralla, ’80% e rasteve janë rezultat i lodhjes së femrave dhe rënia e dëshires së tyre seksuale.

Edhe kur marrëdhënia realizohet, gjakderdhjet që mund të shkaktohen nga eksitimi në këtë fazë e bëjnë të mos jetë i pëlqyeshëm për të dyja palët. Penetrimi mund të jetë i dhimbshëm, duke qenë se muret e vagines modifikohen dhe pësojnë ndryshime. Në këtë fazë ajo që i pëlqen partnerit është gjoksi që fillon të rritet, por problemi është se shpesh ai dhemb! Kjo kërkon një shpjegim taktik që përkëdheljet mbi gjoks në këtë fazë janë të dhimbshme.

Ndani dyshimet dhe dhimbjet me partnerin tuaj dhe në këtë mënyrë ai do t`ju ndihmojë të kaloni në harmoni këtë periudhë të vështirë për ju.

Një oreks seksual që është në shkallën më të lartë të dëshirës.

Më në fund erdhi rikthimi në pistë! Periudha e veshtirë kaloi. Në këtë fazë fillojmë të ndjejmë që fëmija lëviz dhe se është mirë, gjë që na e mundësojnë ekografitë. Kjo është faza më e lumtur e shtatzënisë pasi të vjellat dhe përzierjet fillojnë të zhduken duke i lënë hapsirë një kënaqësie të pafund.

Ne këtë periudhë vagina i rikthehet normalietit të saj dhe kështu rikthehet dëshira e humbur për të bërë seks.

Bonus: orgazma arrihet më lehtë dhe me shumë intensitet, sepse zona gjenitale është në formë të shkëlqyer. Disa femra shtatëzëna zbulojnë orgazmen që nuk e kanë provuar kurrë gjatë periudhës “normale”.

Gjatë marrëdhënies tuaj me partnerin duhet të zgjidhni pozicione që nuk ju lëndojnë dhe nuk ju provokojnë dhimbje të shpinës dhe sforcim. Nëse penetrimi mund të rezultoje i dhimbshëm, disa ledhatime mund të zbusin situatën. Dhe për ta mbyllur, seksi oral dhe masturbimi janë shumë të përshtatshëm dhe efikas gjatë shtatzënisë.