Seksi gjatë gjumit është gjë e vërtetë – Lajmi.net
Seksi gjatë gjumit është gjë e vërtetë
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 19:55, 17 May 2018
Sipas ekspertëve ekziston një gjendje mjekësore ku njerëzit kënaqen në aktivitete seksuale gjatë gjumit.

Seksomnia apo ndryshe seksi gjatë gjumit është një aktivitet i pavullnetshëm, i cili ndodh pa vetëdijen e personit dhe kategorizohet në vargun e çrregullimeve të gjumit të njohura si parasomnia.

Një studim i bërë në Britani ka zbuluar se rreth 10 britanezë kanë përvojen e seksomnisë. Në këtë studim janë analizuar zakonet e gjumit tek 13,000 persona, transmeton lajmi.net

Disa ekspert të shëndetit mendor kanë treguar se femrat të cilat e përjetojnë seksin e gjumit, tek ato zakonisht ndodh të lëshojnë zëra dhe të masturbojnë, ndërsa tek meshkujt, kjo përvojë përcillet me përkëdhelje dhe marrëdhënie.

Zakonisht, njerëzit që vuajnë nga seksomnia, vuajnë edhe nga çrregullime të tjera të gjumit të lidhura të cilat mund të shkaktojnë zgjimin seksual.

Çfarë e shkakton seksomninë? 

Këto episode mund të shkaktohen nga kontakti fizik me një partner në shtrat, por gjithashtu edhe nga stresi, konsumi i tepruar i alkoolit dhe drogave të tjera. Personat që përjetojnë këto episode nuk i mbajnë mend ato, për këtë arsye, seksomnia është përdorur shumë në rastet e gjykimit të përdhunimeve./Lajmi.net/ 

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Zombie Big Trouble