Seksi gjatë ciklit të menstruacioneve

Ju nuk keni nevojë të pauzoni në seks gjatë menstruacioneve. Në fakt, bërja e seksit në atë periudhë mund të jetë gjallëruese.

Lifestyle

27/06/2014 22:01

Shumica mund të mendojnë se ideja e meshkujve për të pasur seks gjatë menstruacioneve është e keqe. Sipas sondazhit të Men’s Health, gratë, jo burrat, janë ato të cilat nuk dëshirojnë të kenë seks gjatë kësaj periudhe. Më shumë se tre e katërta e të anketuarve kanë thënë se ata bëjnë seks gjatë asaj periudhe.

Dhe ndoshta ju mund ta dëshironi atë gjithashtu.

Sipas Dr.Sara Gottfired, autore e The Hormone Cure, estrogjeni juaj është më i ulët gjatë gjithë kohës së fillimit të menstruacioneve tuaja, por gjatë javës, pasi nivelet e estrogjenit rriten, testosteroni juaj rritet gjithashtu, dhe ju mund ta keni më të lehtë. Gottried shton: “Për disa gra, frika e të bërit diçka gabim i bën ato të jenë më të nxitura gjatë kohës së menstruacioneve”. Po, seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i nxehtë.

Edhe në qoftë se ju mendoni se gjatë kohës së menstruacioneve nuk duhet të bëni seks, ju ende dëshironi ta bëni atë, thotë trajnerja e seksit Amy Levine, themeluese e Ignite Your Pleasure. Merrni ciklet tuaja parasysh, thotë ajo. Në ditë të caktuara ju mund të ankoheni, por ditë të tjera mund të jenë të favorshme për seks.

Dhe, për aq kohë sa ju nuk jeni duke ndjerë dhimbje gjatë periudhës, “seksi shpesh ju bën që të ndiheni më mirë”, thotë Levine. “Gjaku mund të shërbejë si një lubrifikant natyror. Plus, të kesh një orgazmë është një mënyrë e mrekullueshme për lehtësimin e dhimbjeve menstruale”.