Seks para pasqyrës: Ja vetitë e veçanta eksituese që përfitoni

Shumë çifte kënaqen ku e shikojnë shfaqjen e tyre në pasqyrë kur bëjnë dashuri. Provojeni edhe ju, sepse pasqyra mund të ofrojë eksitim të madh vizual për të dy.

Lifestyle

25/10/2015 10:05

Relaksohuni dhe nisjani aventurës së re seksuale.Meshkujt janë tipa vizualë dhe eksitohen kur shikojnë trupin e femrës.

Prandaj për ta seksi para pasqyrës është i përsosur. Mirëpo, edhe femrat mund të kënaqen me ndjenjën e ngjashme të eksitimit vizual, duke shikuar shfaqjen e vet dhe të partnerit në pasqyrë.

Në mënyrë që të kënaqeni me seksin e tillë, duhet patjetër të jeni të gatshëm për atë që do të shihni dhe kjo nënkupton ta pranoni plotësisht veten.

Nëse nuk ju pëlqen ndonjë pjesë e trupit mund ta fshihni pak me ndriçim, mirëpo sekreti është në atë që të jeni të relaksuar dhe të mos mendoni për pamjen fizike, por për kënaqësinë.

Provoni poza të ndryshme para pasqyrës, lozni, shfrenohuni dhe kënaquni!

Gjëja më erotike e të bërit seks para pasqyrës është që njerëzve u shkakton eksitim të madh seksual, sepse kanë ndjenjën sikur dikush është duke i vështruar.

Gjithashtu, këta mund të shohin vetëm vetveten dhe në njëfarë mënyre bëhen personazhe të filmit erotik personal, gjë që është shumë stimuluese.

Nëse planifikoni që për herë të parë të provoni seksin e këtillë, kthehuni nga pasqyra në atë mënyrë që të shihni tërë trupin tuaj, ndërkaq partneri le të qëndrojë pas shpinës suaj dhe të fillojë ngadalë t’ju zhveshë.

Kur të mos ju mbetet më asnjë pjesë e veshjeve në trup, filloni të prekeni nëpër sisa dhe trup duke shikuar atë në pasqyrë.

Ju sigurojmë që kjo që do t’ju bëjë të kënaqeni shumë, andaj pjesa tjetër do të shkojë shumë spontanisht. /mapo