Seks para gjumit? Ja përfitimet!

Bërja e seksit para gjumit mesa duket ka një sërë përfitimesh që mund të ndihmojnë trupin tuaj.

Lifestyle

02/05/2015 18:36

Por, një prej tyre që ndikon më shumë në fizikun tonë është gjumi.

Personat që kanë probleme me gjumin duket se e kanë gjetur tashmë ilaçin e problemeve të tyre.

“Pagjumësia e ka zanafillën te stresi ose depresioni dhe në shumicën e rasteve te të dyja bashkë. Në kohën që njerëzit bëjnë seks trupi i tyre çliron endorfinë e cila shkakton gjendje euforie. Kjo bën që pas seksit të jeni më pak të stresuar dhe të ndjeheni të lirshëm për të fjetur”, thotë Laura Berman nga Qendra Berman për shëndetin Seksual.

Sipas studimi të saj femrat apo meshkujt flejnë më gjatë dhe bëjnë gjumë më të thellë pas seksit.

Kjo vjen nga çlirimi i hormoneve si kortizoli i cili është stres nxitës.

Sipas studimit seksi dhe gjumi kanë një marrëdhënie të ndërsjelltë, një simbiozë.

Sa më qetë të flini aq më mirë do të jeni në shtrat, dhe sa më shumë seks të bëni aq më të qetë do ta bëni gjumin.

Pra çfarë prisni, bëni një gjumë të qetë! /kosovarja