Seks me trupin e pajetë të të dashurës që ia preu kokën (Video)

Një krim makabër ka ndodhur në Voronezh të Rusisë. Aleksandr U. e ka qëlluar 53 herë me thikë Viktoria V që ishte e dashura e tij.

Bota

13/03/2016 18:26

Ai e ka prerë më pas atë në fyt dhe pastaj ka kryer marrëdhënie seksuale me trupin e saj të mbuluar nga gjaku.

Paraprakisht, Aleksandr U, 23-vjeç, kishte veshur një fustan të viktimës dhe e ka kryer aktin seksual, me 22-vjeçaren e pajetë.

Dyshohet se ai është bërë i dhunshëm, kur e dashura  i ka kërkuar të ndahen, sepse e kishte zënë me fustan dhe grim në fytyrë.

Miqtë e Aleksandrit kanë treguar se për një kohë të gjatë ai kishte probleme mendore dhe dëshironte të vishej si femër.

News.ru raporton se ai do të mbahet për një kohë të pacaktuar në një qendër psikiatrike, derisa të dalë para drejtësisë./lajmi.net

YouTube player