Seks gjithë-popullor, ja çfarë ka ndodhur në vendin e kundërshtarit të Kosovës (FOTO)

E mbani mend Islandë-Angli 2-1 në Europian? Natyrisht që po, ishte një nga ndeshjet historike të futbollit.

Sport

28/03/2017 15:21

Atë mbrëmje vere, 9 muaj më parë 99.8% e Islandës ishte para ekranit duke parë ndeshjen e madhe (se ç’dreqin po shihnin 0.2%, është për studim shkencor).

Ndërkohë që Sigurdson e Sigthorson “shponin” Anglinë, pas ndeshjes mijëra çifte të lumtura festonin fitoren epike deri në orët e para të mëngjesit, natyrisht duke përfunduar në shtrat. Frytet e natës së fitores dhe të dashurisë vijnë pas 9 muajsh nga dita e paharruar.

“Bum” lindjesh këto ditë në Islandë, me shifrat zyrtare që flasin për një mesatare shumë më të lartë se norma, ndërsa ngjizja e foshnjeve ka ndodhur ato ditë të zjarrta Europiani. Me siguri fëmijët do të quhen Eidur, Kolbajn, Gylfi… Si heronjtë e futbollit…

cats

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6