Seks: Çfarë të prisni nga hera e parë?

Ndoshta hera e parë mund të jetë e frikshme, por ju nuk duhet të shqetësoheni sepse ne jemi këtu për t’ju udhëzuar! Ju keni mësuar tashmë për rreziqet dhe përfitimet që lidhen me marrëdhënien, por si ta dini se çfarë realisht po pret partneri nga ju? Ne kemi biseduar me disa ekspertë për t’ju ndihmuar…

Lifestyle

03/03/2014 23:51

Ndoshta hera e parë mund të jetë e frikshme, por ju nuk duhet të shqetësoheni sepse ne jemi këtu për t’ju udhëzuar!

Ju keni mësuar tashmë për rreziqet dhe përfitimet që lidhen me marrëdhënien, por si ta dini se çfarë realisht po pret partneri nga ju?

Ne kemi biseduar me disa ekspertë për t’ju ndihmuar të përgatiteni, fizikisht dhe mentalisht, kur të jeni gati për ta marrë hapin e ardhshëm.

A do të dhembë?

Kur mendojmë për seksin, shqetësues është fakti në lidhje me dhimbjen që do të mund të shkaktohej për herën e parë, i cili në fakt është shumë normal që të ndodhë. Shumë vajza supozojnë se ta humbësh virgjërinë është e dhimbshme për shkak të asaj që ato kanë dëgjuar nga shoqet, apo rrethi tyre.

Po, mendimi se mund të dhembë mund të jetë shqetësues në fillim, por kjo është vetëm një mit!

Shumë dhimbje të cilat i ndjen femra gjatë marrëdhënies së parë seksuale vijnë nga shkaku se ajo mund të jetë shumë e tensionuar, pasi që po e bën për herë të parë.

Shpesh për shkak se ajo është nervoze atë moment apo e shqetësuar, mund të jetë e vështirë për gruan që ta kryejë marrëdhnien e parë ashtu si duhet, dhe kjo mund ta bëjë marrdhënien më të pakëndshme dhe madje më të dhimbshme.

Së bashku me këtë, muskujt mund të jenë të tensionuar dhe kështu të shtoni siklet.

Për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve, Susan Ernst, një mjeke në Klinikën e Shëndetit të Grave në Universitetin e Miqiganit, thotë se gratë e reja duhet te shikojnë se çfarë janë duke përdorur për mbrojtje gjatë marrëdhënies së parë.

Nëse marrëdhënia është e dhimbshme apo e pakëndshme, ju duhet të flisni me partnerin tuaj hapur. Këshilla jonë është që më mirë të provoni pozita të ndryshme, që të bëni çfarëdo që duhet që ajo të ndjehet mirë, e nëse i dhemb, kalojeni atë duke komunikuar me partnerin.

A duhet t’i thoni se jeni e virgjër?

Nëse nuk jeni e sigurt se a duhet t’i tregoni partnerit tuaj që jeni e virgjër, nuk domethënë asgjë. Shumë vajza e kanë këtë problem dhe kalojnë në të njejtën gjë! Nëse jeni e shqetësuar në lidhje me zbulimin e virgjërisë tuaj, gjithmonë do ta bëni të qartë tek partneri juaj se jeni pa përvojë.

Nëse dëshironi t’i tregoni partnerit se jeni e virgjër, nuk është tragjike, kush e di mbase edhe ai është? Dhe nëse ai ka një problem me këtë që jeni e virgjër, atëherë ai nuk do të dëshiron që t’ju humbë.

A duhet të ketë puthje?

Puthja është çdo gjë që çon në marrëdhënie seksuale. Ne ju sugjerojmë që puthjen ta konsideroni si një meze, apo një akt paraprak para një ngjarje kryesore. Megjithatë, ne sugjerojmë se puthja nuk është aq e rëndësishme në marrdhënie seksule, sepse shumica e grave mund të kenë orgazmë gjatë asaj kohe.

Hera e parë e marrdhënies sekauale është e rëndësishme për t’i marrë gjërat më shtruar dhe për t’u siguruar se partneri është gati. Puthja ndonjëherë është e rëndësishme për gratë, sepse kjo i bën ato më të gjalla për të dëshiruar seksin.

Sarah, një studiuese në Universitetin e Miqiganit, thotë se puthja është argëtim dhe nuk është e rënësishme sa seksi, kështu që ajo sygjeron që puthjen ta kategorizoni si hapin e parë drejt ngjarjes kryesore apo seksit.