“Sekreti” për të gatuar supë të shijshme peshku – Lajmi.net
“Sekreti” për të gatuar supë të shijshme peshku
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 16:04, 8 June 2018
Shumëllojshmëri peshqish, erëzash dhe domate janë përbërësit e pazëvendësueshëm për këtë pjatë.

 

Dhe mos harroni copat e bukës (croutons) për t’i shtuar në supë dhe pak verë të bardhë për shoqëri.

Ja disa këshilla sesi ta përgatisni:

Për 6 persona ju duhen 3 kg peshk, më mirë nëse keni lloje të ndryshëm. I gjithë peshku duhet pastruar, kulluar dhe ndarë në fileto.

Përgatisni një salcë me qepë, selino dhe karrota, shtoni kokat e peshqve, domatet dhe shuajini me një gllënjkë verë të bardhë.

Shtoni ujë dhe lëreni të ziejë për 30 minuta me mbulesë.

Më pas kalojini në grirëse perimet që të bëni një lëng të trashë dhe shtoni peshqit, në varësi të butësisë.

Lërini të gatuhen për disa minuta, hidhini kripë dhe më pas gjethe borziloku të freskët.

Disa sekrete që ju nevojiten:

Peshqit me luspa duhen pastruar gjithmonë para se t’i përdorni për supë.

Kokat e peshqve nuk hidhen; nevojiten për të përgatitur lëngun, i cili hidhet më pas në salcën me qepë, karrota dhe selino për të zier peshkun.

Për një supë të shijshme ju duhen barbun, oktapod, sepje, karkaleca, molusqe.

Peshqit hidhen në kohë të ndryshme; në fillim ata me mish më të fortë, më pas ata me më të butë.

Hapini molusqet mënjanë, në një enë pa përbërës shtesë. Filtrojeni më pas ujin e tyre dhe shtojani të lëngut të supës.

Supat shërbehen gjithmonë me bukën mënjanë. Nëse dëshironi mund të hidhni dhe hudhër për një shije shtesë.

Ena më e mirë për të gatuar supën me peshk është ena prej balte.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO