Sekreti për kompjuterët e së ardhmes

Diamantet sintetikë mund të jenë sekreti i kompjuterëve kuantikë të së ardhmes. Sipas eksperimenteve të kryera të Universitetit Princeton rezulton se këta lloj diamantesh mund të zëvendësojnë siliciumin tek kompjuterët.

Auto & Tek

11/07/2018 21:24

Kjo, pasi falë perfeksioneve që kanë, mund të përdoren për arkivim shumë efikas dhe transportimin e të dhënave.

Në fakt, sot kompjuterët kuantikë mund të jenë vërtetë shumë të sigurt, por kanë ende disa probleme të pazgjidhura. Një ndër ta është pikërisht mbrojtja e informacioneve në transferime të largëta, pasi informacionet kuantike në fibër optike arrijnë të udhëtojnë në distanca të vogla, para se të humbin aftësitë e tyre.

Ndaj alternativa më e mirë duket se janë diamantet sintetikë, të cilëve një nga 2 atomet e karbonit zëvendësohet me silicium. Kështu ata mund të funksionojnë si përsëritës kuantikë, falë papastërtive të tyre që prodhojnë ngjyra të ndryshme dhe bëjnë të mundur manipulimin e dritës.