Sekreti i Vidalit

Për të rinjtë është një modë, kurse për Arturo Vidalin diqka më e rëndësishme. Një frizurë, që përveç se shërben si ‘look’, duket se ndikon edhe në nivelin e paraqitjeve të yllit të Juventusit. “Ai përkujdeset për të sikur ta kishte vëlla”, deklaroi Marco Di Napoli, frizeri i mesfushorit kilian. Janë njoftuar dy vjet më…

Sport

30/11/2013 12:20

Për të rinjtë është një modë, kurse për Arturo Vidalin diqka më e rëndësishme. Një frizurë, që përveç se shërben si ‘look’, duket se ndikon edhe në nivelin e paraqitjeve të yllit të Juventusit.

“Ai përkujdeset për të sikur ta kishte vëlla”, deklaroi Marco Di Napoli, frizeri i mesfushorit kilian. Janë njoftuar dy vjet më parë, në mes një miku të përbashkët, dhe tani takohen mjaft shpesh.

“Sa herë që takohemi ka ndonjë ide të re. Dhe në fund, rezultatet i shihni”, shtoi ai. Di Napoli nuk është adhurues i futbollit por për shkak të Vidalit ka filluar të përcjell ndeshjet e Juventusit.

“Nuk jam tifoz i flaktë i futbollit. Por, tani i shikoj ndeshjet e Juventusit, edhe pse më tepër përcjelli pamjen e parë të Vidali, e shoh punën time, dhe e kuptoj se ku kam gabuar ose ku mund të përmirësohem. Nuk mendoj se askush tek Juventus mund ta kritikojë frizurën e tij, sepse ai thotë se me të ndihet më mirë dhe madje edhe paraqitet edhe më mirë në fushë”.