Sekreti i të qenurit i lumtur në vitin 2015

Nëse qëllimi juaj për vitin e ardhshëm është që të jeni më të lumtur, atëherë bëri prioritet frutat, natyrën, diellin dhe gjumin.

Lifestyle

30/12/2014 19:39

Kjo është sipas rezultateve të deritanishme nga një studim në Zelandë të Re që ka gjurmuar rreth 1500 të rinj për të mësuar se çfarë ka nevojë për një jetë të lumtur.

Studimi nga Daily Study, i mbikëqyrur nga psikologu i Universitetit Otago Dr Tamlin Conncer, ka prodhuar pesë fletë të mëdha që kur projekti filloi më 2011.

Ai gjeti se nivelet e seleniumit – që fitohen në mënyrë tipike nga buka, peshku, shpezët dhe vezët – mund t’i vendosë njerëzit e rinj në një rrezik më të madh nga depresioni nëse ato nivele janë shumë të larta, ose më keq, shumë të ulëta, transmeton Lajmi.net.

Dr.Conner tha se qëllimi i përgjithshëm i projektit ishte që të identifikohen faktorët që ndikojnë në mirëqenie. Faktorët ishin renditur që nga tiparet e personalitetit, gjenet, ushtrimet dhe kalimi i kohës jashtë.

“Është një hetim i madh dhe gjithëpërfshirës për jetën e përditshme të mirëqenies të të rriturve të rinj”, thotë ai.

Secili prej pjesëmarrësve, të moshës 18-25, ishin monitoruar nga afër gjatë periudhave prej dy javëve se si ata kaluan jetën e tyre.

Pas mbledhjes së informacioneve të detajuara për ta në ditën e parë, disponimi i tyre ishte gjurmuar duke iu dërguar mesazhe për t’i pyetur për atë se sa të motivuar, pozitiv, energjik, negativ dhe të tensionuar ata mendonin prej një shkallë deri në nëntë, transmeton Lajmi.net.

Dhe më pas, të gjitha analizat e tyre u mblodhën dhe studiuesit ranë në përfundim se sekreti i lumturisë qëndron këtu:

Frutat dhe perimet: Sasitë e shëndetshme të tyre mund të ngrenë disponimin dhe të rrisin kureshtjen dhe kreativitetin.

Natyra: Përmirëson emocionin. Kjo nuk kërkon një udhëtim të largët: një ecje në park mund të bëjë mirë njëjtë.

Gjumi dhe ushtrimet: Flini të paktën 7 orë gjumë në ditë dhe vraponi çdo ditë për të përmirësuar mirëqenien tuaj.

Vitamina D: Redukton rrezikun nga depresioni, vetëm nëse dilni shumë jashtë dhe merrni ca rreze dielli për ju do të jetë e mjaftueshme.

Seleniumi: Mund të shkaktojë simptoma depresive nëse merret në sasi shumë të larta, apo më keq, më të ulëta.