Sekreti i opozitës për seancën e nesërme

esër, është planifikuar të mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës, të cilën Kryesia e ka caktuar për në orën 10. Se a do të arrihet të diskutohen 28 pikat e planifikuara të rendit të ditës mbetet sekret, ashtu si edhe veprimet e Opozitës për nesër.

Lajme

13/12/2015 16:51

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë për Gazetën Express, se janë shumë sekrete veprimet e nesërme që do t’i ndërmarrë Opozita në seancë

“Është shumë sekret. Nuk janë gjëra që tregohen”, ka thënë për Express Selimi.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancën e radhës plenare të Kuvendit për të hënën, në orën 10.

Ndërkohë, opozita ka dhënë sinjale që nuk do ta lejojë mbajtjen as të kësaj seance, por askush nuk ka treguar për veprimet që pritet t’i ndërmarrin tri partitë e bllokut opozitar, Vetëvendosje, AAK e Nisma për Kosovën.

Në anën tjetër, të arrestuar janë disa deputetë të këtyre partive, të dyshuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, nesër pritet të miratohet buxheti i Shtetit për vitin 2016.