Sekreti i kodit CR7 në 1 ton kokainë shqiptare: Spanjollët përmendin Ronaldon

Gjatë aksionit janë arrestuar edhe dy shqiptarë, të cilët quhen Julian Deblin dhe Dritan Gradica.

Sport

01/05/2018 10:20

Kapja e një ton kokaine në Spanjë që i përkiste një grupitrafikantësh shqiptare ka marrë vëmendjen e mediave iberike, të cilat janë fokusuar edhe tek kodi që kishin sipër pakot.

Ato ishin të shënuara me kodin “CR7”, i cili i përket pikërisht futbollistit Cristiano Ronaldo.

Autoritetet nuk kanë shpjeguar ende se çfarë përfaqëson kodi në fjalë dhe kujt i përket, megjithatë ky detaj nuk i ka shpëtuar mediave spanjolle.

Gjatë aksionit janë arrestuar edhe dy shqiptarë, të cilët quhen Julian Deblin dhe Dritan Gradica.

Lënda narkotike transportohej nga Kolumbia në drejtim të Spanjës me avionë të vegjël me fluturime çarter. Transporti bëhej i kamufluar sikur ishin një kompani që ofronte transport.

Droga ishte e ndarë në 790 pako me kokainë dhe transportohej në valixhe të mëdha të zeza.

Sipas autoritete spanjolle, hetimi filloi nëntorin e kaluar, grupi kishte bazën në Shqipëri.

Pas hetimeve rezultoi se kokaina në Spanjë futej nga banda shqiptare me fluturime çarter nga Kolumbia më pas shpërndahej në të gjithë Europën, transmeton “Albeu.com”.

Zëdhënësja e policisë spanjolle Laura Garavoa e kontaktuar nga Report Tv konfirmon arrestimin e dy shqiptarëve, ndërsa shprehet se njëri prej tyre ishte koka e bandës së kokainës.

“Grupi i kokainës drejtohej nga 2 shqiptarë, u arrestuan të dy në Madrid” – tha ajo.

Përveç drogës dhe 1.5 mln eurove cash që do të bëheshin për pagesën e transportit janë sekuestruar edhe pesë makina luksoze, karta telefonike dhe pajisje të tjerë që përdorte banda shqiptare.