Sekretet e të ushqyerit me gji të cilat çdo nënë duhet t’i dijë

Gjidhënia është proces natyral për shumicën, ndonëse për disa gra ky proces mund të jetë paksa sfidues. Ekspertët thonë të keni durim dhe të ushqeheni shpesh.

Lifestyle

25/01/2018 19:43

Mimansa Malhotra, eksperte, i ka listuar disa gjëra të cilat duhet t’i keni parasysh sa i përket gjidhënies.

– Mundohuni ta ushqeni beben brenda orës së parë që hani ushqim. Kjo është faza kur gjiri juaj prodhon më së shumti qumësht dhe qumështi është i mbushur me vlera ushqyese në sasi të vogla.

– Ushqehuni shpesh për ta rritur furnizimin. Ky rregull është shumë i thjeshtë. Aq më pak që ushqeheni, aq më pak qumësht prodhon trupi juaj. Prandaj sigurohuni se jeni duke ngrënë shëndetshëm dhe duke pushuar mjaftueshëm. Kjo sepse që të dyja i nevojiten trupit tuaj për t’i shndërruar kaloritë në qumësht.

– Siç thonë edhe ekspertët, gjidhënia është proces ku vazhdimisht dy palët mësojnë. Prandaj, duhet shumë durim dhe merr disa javë kohë që ta mjeshtëroni këtë ‘art’.

– Gjidhënia ju ndihmon të lidheni më shumë me beben. Gjidhënia promovon kontaktin lëkurë me lëkurë dhe ju lejon të shpenzoni më shumë kohë me të porsalindurin.