Sekretet e frikshme që fsheh Kim Jong – Lajmi.net
Sekretet e frikshme që fsheh Kim Jong
Autori: Lajmi.net BotaLajme 8:14, 12 August 2017
Në 50 vjetët e fundit bota “disi është mësuar” me kërcënimet që vinin nga Koreja Veriore, por me ardhjen e Kim Jong-un në pushtet ato kanë marrë formë të ashpër.

Pas shumë testeve nukleare dhe raketore, me të cilat është dëshmuar se Koreja Veriore ka zhvilluar teknologjinë me të cilën mundet që përmes raketave nukleare të goditen caqet e largëta me mijëra kilometra, Kim Jong-un ka kërcënuar edhe me testin, në të cilin katër raketa do të fluturojnë mbi Japoninë dhe do të bien në deti 30 kilometra larg ishullit amerikan Guam me 160.000 banorë, në të cilin ndodhet baza e madhe ajrore luftarake amerikane.

Një test i tillë sigurisht se do të shkaktonte reagimin ushtarak të SHBA-ve, gjë e cila do të shkaktonte luftë të hapur ndërmjet dy Koreve, shkruan gazeta kroate “Veçernji list”.

Kjo mund të çojë deri te rënia e regjimit veri-korean, por nëse Kim do ta bëjë këtë, aktualisht nuk mund të vlerësohet, pasi që pothuajse asgjë nuk dihet në tërësi për të, thuhet më tej në tekstin e gazetës.

Kim Jong-un është i lindur më 8 janar, por publiku nuk e di saktë se në cilin vit, 1982, 1983 ose 1984.

Nëna e tij është Ko Jong Hui, e dashura e Kim Jong Il, me të cilën ka pasur edhe dy fëmijë.

Kim Jong-un në fëmijërinë e hershme më tepër kishte kaluar kohën me nënë e tij dhe nuk ishte paraparë që të marrë udhëheqjen e ushtrisë.

Por, atij i është plotësuar çdo dëshirë në një jetë luksoze dhe pasuri.

Qysh në moshën shtatë vjeçare ai u bë me automobil dhe nisi të pi vodkë në moshën 14-vjeçare, dhe gjatë rinisë së tij ishte ndër tjerash, i rrethuar me femra, të cilat babait të tij i shërbenin për “argëtim”.

“Kur ishte shtatë vjeç nisi të vozisë veturë dhe ajo ishte “Mercedes”. Që nga ajo kojë i adhuron “Mercedes-at” thotë Kenji Fujimoto, i cili kishte ikur nga rezidenca e Kim, por edhe nga Koreja Veriore, para disa vjetësh.

Pas shkollimit fillor në Korenë Veriore, Kim Jong-un shkollimin e mesëm e kreu në Zvicër.

Atje ishte i paraqitur me emrin Pak Un, si djali i një diplomati veri-korean në ambasadën e atjeshme.

Miqtë e tij nuk kishin dijeni se bankën e shkollës po e ndanin me liderin e ardhshëm të Koresë Veriore.

“Kishte sens për humor, nuk dilte shpesh në qytet, por adhuronte sportin dhe ishte argëtues”, thotë Marko Imhof, ish-shok i klasës.

Pas përfundimit të shkollimit në Bernë, Kim Jong-un kthehet në vitin 2007 në atdhe, ku vazhdon shkollimin në akademinë ushtarake.

Gjatë kësaj kohe, gjysmë-vëllai i tij, i cili ishte paracaktuar që të marrë drejtimin e shtetit, ra në mëshirën e babait, dhe Kim Jong-un u caktua të jetë lider i ri i shtetit.

Ai mori gradën gjeneral dhe kur babai i tij Kim Jong Il vdiq në vitin 2011 në rrugë drejt Rusisë, Kim Jong-un u bë lideri i shtetit më të mbyllur në botë.

Shtrohet pyetja nëse Kim Jong-un në fakt është marionetë e Pekinit dhe Moskës, përmes të cilit ata testojnë SHBA për të parë se deri në cilët kufij mund të shkojë vendosmëria e administratës Donald Trump.

“Asnjëherë Kim-ët nuk ishin mjet i Moskës ose Pekinit, dhe sidomos tash kur është në pushtet Kim Jong-un, i cili është më pak racional se sa babai i tij. Kim zhvendos kufijtë, por jo deri në atë masë sa do të vinte deri te shpërthimi i gjithë situatës. Kjo nuk do të thotë se ai punon me urdhra të Kinës, apo Rusisë”, konsideron analisti Tvrtko Jakovina, shkruan “Veçernji list”.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Turbo Racing 3