Sekretet e femrave me lëkurë perfekte dhe pa asnje defekt

Një lëkurë perfekte dhe pa më të voglin problem nuk është një rastësi as fat (përveç faktorik gjenetikë) por është rezultat i një rutine kujdesi të mirëpërcaktuar.

Lifestyle

26/10/2017 19:16

Të pasurit një lëkurë “porcelani” ku poret janë thuajse inekzistente është ëndrra e çdo femre, ndaj më poshtë Living po ndan sekretet e femrave që e kanë lëkurën të pastër dhe të butë si të një foshnjeje.

Ndërrojnë shpesh këllëfin e jastëkut dhe 1 herë në 4 ditë peshqirin e fytyrës.

Sigurohen që ekrani i celularit të jetë i pastër përpara se të flasin me të duke e mbajtur për minuta të tëra mbështetur pas faqes.

Qëndrojnë të hidratuara.

Ndjekin rregullin e 10 sekondave. Ky parim i bukurisë sipas femrave koreane na mëson se çdo produkt i lëkurës (krem hidratant, serum, krem kundra diellit) duhet aplikuar deri në 10 sekonda pasi lan fytyrën. Kjo gjë lejon që këto të fundit të përthithen më mirë nga lëkura. Lëkura e lagësht na siguron bsorbimin maksimal të përbërësve aktivë të produkteve kozmetike.  /Lajmi.net/