Sekretet e bukurisë së grave indiane, për flokë të gjatë dhe me shkëlqim

Keni menduar ndonjëherë çfarë u bëjnë flokëve gratë indiane që i kanë kaq të gjatë dhe të shëndetshëm. Epo ja ku do t’jua shuajmë edhe këtë kureshtje.

Lifestyle

07/12/2016 15:21

Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si mund të keni edhe ju flokët e ëndërruara nga të gjitha femrat.

Përdorni lëngun e aloe verës.

Mos ndoshta rrotull në ndonjë vazo në shtëpi keni aloe vera?
Është koha për ta vënë në përdorim! Lëngu i aloe verës stimulon rritjen e flokëve dhe është i dobishëm për kujdesin e kokës.

leng-aloe
1. Këpusni disa gjethe aloe vera.
2. Prisni në gjysmë që të dalë lëngu.
3. Masazhojeni kokën me lëngun e saj dhe lëreni maskën për rreth 2 orë. Nëse dëshironi mund ta mbani dhe gjatë gjithë natës.

Shpëlani kokën me ujë të ftohtë pas larjes së zakonshme

dush_voda
Mund ta provoni edhe këtë truk. Uji i ftohtë mbyll poret dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, duke çuar kështu në rritjen e shpejtë të flokëve. Një bonos shtesë: flokët do të shkëlqejnë më shumë.
1. I lani flokët si zakonisht.
2. Pasi të keni hedhur zbutësin ose ndonjë maskë tjetër, i lani flokët me ujë të ftohtë shkruan Shendeti.com.

Lani flokët me uthull molle

20131128223334268577
Kjo duhet aplikuar disa herë në muaj. Uthulla e mollës do t’ju ndihmojë për të pasur flokë të shëndetshëm.
1. Lani flokët.
2. Përdorni uthullën e mollës në vend të zbutësit të flokëve.
3. Mos e shpëlani atë, vetëm në rast se ka një erë të fortë.
Trajtojini flokët me maska që përmbajnë proteina

Po ju tregojmë një hile të thjeshtë për të luftuar mungesën e proteinave:

auto_maske1427296683
1. Merrni dy vezë me temperature ambienti.
2. Ndajini te bardhat nga e verdha. Merrni të bardhat e vezëve dhe aplikoni në rrënjët e flokëve.
3. Për efekt me të mirë, ju mund ta mbështillni kokën.

Përdorni vajra esenciale

oli-essenziali-rosm-600x400-e1458036923934
Vajrat e bajameve, kokosit, rozmarinës, trumzës kanë një efekt pozitiv në flokët tuaj duke i siguruar atyre një numër të madh vitaminash dhe komponentësh bimorë. BalkanWeb