Sekrete të bukurisë për çdo femër

Dëshironi të dukeni e bukur? Ja disa sekrete më poshtë, të cilat po që se i fusni në funksion do të ju shërbejnë që të dukeni shumë më bukur.

Lifestyle

15/03/2015 18:44

1. Pjesa rrethore e lugës dhe doreza e saj do të krijojnë një linjë të përsosur të syve.

Bëni një linjë të qetë duke e mbajtur lugën në qoshin e jashtëm të syrit. Rrokulliseni lugën. Sigurohuni që ajo të mbulojë qepallën tuaj. Përdorni pjesën e jashtme rrethore për të krijuar një tip të lakuar. Pas bërjes së vijës, ju tani mund ta mbushni atë dhe më vonë ta vizatoni një vijë përgjatë linjës së valëvitur për një vështrim të përsosur.

2. Transformojeni lapsin e vijës së syrit në një formulë xhel.
7 Beauty Secrets For Every Girl Transform a pencil eyeliner into a gel formula
Nëse ju tashmë keni një laps për të bërë vijën e syrit, nuk ka absolutisht asnjë nevojë që të blini një xhel për të arritur të njëjtin efekt. E gjitha çfarë ju duhet është një çakmak. Merreni lapsin e çfarëdo ngjyre dhe ngroheni atë duke e mbajtur çakmakun pak nën produktin. Lëreni të ftohet për 10-12 sekonda. Kjo është ajo – xheli juaj i lapsit është gati për t’u përdorur, transmeton Lajmi.net.

3. Pluhuri për foshnje do të ju ndihmojë që të rrisni vëllimin e qerpikëve tuaj.
7 Beauty Secrets For Every Girl Baby powder will help you increase the volume of your eyelashes
Ju mund të përdorni pluhur të tejdukshëm për të bërë që qerpikët tuaj të duken më të trashë. Ju gjithashtu mund të përdorni pluhur foshnjash në vend të kësaj. Procedura është mjaft e thjeshtë – pluhurosni qepallat tuaja me produktin para se të aplikoni shtresën e dytë për vetulla.

4. Qese të ftohta të çajit të gjelbër nën sytë tuaj, për të pakësuar ënjtjet apo rrudhat.
7 Beauty Secrets For Every Girl Cool green tea bags to lessen puffiness under your eyes
Një prej mjeteve më të shpejta dhe më pak të rrezikshme për të përmirësuar zonën rreth syve është 2 qese çaj të gjelbër të ftohtë. Mbyllni sytë tuaj, vëni qeset përmbi dhe relaksohuni për 5-6 minuta, transmeton Lajmi.net.