Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Dënoj ashpër sulmin terrorist në Ankara

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ashpër ka dënuar sulmin terrorist në Ankara, në të cilin sipas informacioneve të fundit jetën e kanë humbur 86 persona, ndërsa janë plagosur 186 të tjerë.

Bota

10/10/2015 16:15

“Ashpër dënoj sulmin terrorist i cili ndodhi në qendër të Ankarasë, me ç’rast pësuan apo u plagosën një numër i madh i njerëzve”, porositi Stoltenberg, duke shtuar se “Për një sulm të tillë brutal mbi njerëz të cilët ishin tubuar për një marsh paqësor, nuk ekziston kurrfarë arsyetimi”.

Ai po ashtu theksoi se zemra e tij në këto momente të vështira është me familjet e të vrarëve në sulmin terrorist, si dhe me tërë popullin turk

“Të gjithë aleatët e NATO-s janë unik në luftën kundër problemeve siç është terrorizmi”, konstatoi Stoltenberg, raporton Anadolu Agency.

Në sulmin e sotëm terrorist në Ankara jetën e kanë humbur 86 persona, deklaroi ministri turk i Shëndetësisë Mehmet Muezzinoglu. Akoma nuk është konfirmuar shkaku i saktë i shpërthimit, por disa dëshmitarë okularë thanë se kanë parë dy shpërthime të njëpasnjëshme dhe se ekziston mundësia që kjo të jetë sulm vetëvrasës.

Shpërthimi ndodhi në vendin ku sot pritej të fillonte marshi protestues nën moton “Për inat të luftës, tani duam paqe. Paqe, punë, demokraci”, e cila u anulua. Nga shpërthimi janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.