Sekretari i MAP-it: Po vendosim flamurin e Kosovës ‘te rrethi’ në Prishtinë

Sekretari i Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha, ka thënë se do të largohet flamuri shqiptar dhe do të vendoset flamuri shtetëror i Kosovës.

Lajme

13/02/2018 20:10

“Jemi këtu për ta ngritur flamurin shtetëror, sipas kërkesës së Kryeministrit”, ka thënë Arton Berisha, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Administratës Publike, për Klan Kosovën.

“Me kërkese të kryeministrit jemi duke tentuar ta vendosim flamurin e Kosovës, kjo është një prej vendeve ku do të vendoset flamuri i Kosovës. Aktualisht e kemi një problem me rrymë po shumë shpejt do të sanohet.”, ka thënë Berisha. /Lajmi.net/