Sekretari i AKR-së: Nuk kemi asnjë takim me PAN-in, nuk do të bëjmë koalicion

Sekretati organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli ka demantuar lajmin se kjo parti ka negociuar me PAN-in për një përfshirje të mundshme në qeverisje.

Lajme

16/06/2017 00:15

Pacolli ka thënë për lajmi.net se asnjë negociatë dhe asnjë takim nuk është zhvilluar me asnjë nga përfaqësuesit e PAN-it, madje ai ka mohuar edhe se mund të ketë negociata për një koalicion të mundshëm.

“Qëndrimi i AKR-së është i ditur tashmë, nuk do të bëjmë koalicion me PAN-in dhe nuk do të negociojmë. Për këtë jemi deklaruar edhe më herët. Shkrimet në media janë tërësisht spekulime dhe të pavërteta”, ka thënë Pacolli për lajmi.net

Ndryshe, AKR është në koalicion me LDK-në dhe pritet t’i ketë të paktën 5 deputetë në parlament./Lajmi.net/