Sekretari gjeneral i UEFA-s viziton Kosovën

Në prag të ndeshjes së parë të Kosovës në kryeqytet, që do ta zhvilloj ndaj Ishujve Faroe, federata priti një mysafir special.

Sport

10/09/2018 10:17

Fjala është për sekretarin gjeneral të UEFA, Theodore Theodoridis, njofton FFK.

Ky pritet të jetë mysafiri special sonte në tribunë. /Lajmi.net/

Ky është lajmërimi i plotë nga Federata e Futbollit të Kosovës:
10 shtator, 2018 – Sekretari gjeneral i UEFA-s, Theodore Theodoridis së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Thierry Favre dhe Denis Bastari, do të qëndrojnë gjatë ditës së hënë për vizitë në FFK, ku do të priten nga presidenti Agim Ademi me bashkëpunëtorë. Ata rreth orës 12:00 do t’i drejtohen për një prononcim mediave, derisa në mbrëmje do të jenë mysafirë special në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve që Kombëtarja e Kosovës do ta luajë kundër Ishujve Faroe, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45.