Sekretari amerikan i mbrojtjes vizitë në Shkup

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis do të vizitojë Maqedoninë javën e ardhshme për të shprehur mbështetjen e SHBA-së për referendumin e 30 shtatorit për marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit, bëri të ditur qeveria maqedonase.

Lajme

14/09/2018 13:37

Komuniteti ndërkombëtar ka vendosur miratimin e kësaj marrëveshjeje si kusht për anëtarësim e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Për të njëjtin qëllim ishte atje edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Eurazinë, Wess Mitchell, kancelarja Angela Merkel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe kancelari austriak, Sebastian Kurz.