Sejdiu: S’jam kandidat për Prishtinën, Pacolli është i nominuar për kryeministër

Korab Sejdiu, që garoi për Prishtinën nga AKR në zgjedhjet e fundit lokale, nuk do të jetë më në këtë garë këtë vit, kur edhe është parapa të mbahen zgjedhjet lokale.

Lajme

22/03/2017 12:59

“Nuk jam kandidat dhe as nuk kam menduar”, ka thënë Sejdiu për lajmi.net.

Korabi, që tash është në strukturat drejtuese të AKR-së ka thënë ka folur edhe për sondazhin e fundit që u nxorr nga Vetëvendosje.

Ai ka thënë se ky sondazh nuk është kredibil, sepse partia që i takon është shumë më mirë e radhitur.

“Ka tash dy vite që AKR është duke punuar intensivisht dhe në strukturë janë 40 mijë veta të përfshirë dhe automatikisht kjo e bënë jo kredibil atë sondazh që e kanë bërë për gjendjen e AKR-së. AKR qëndron shumë më mirë e këtë e thonë sondazhet ndërkombëtare”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka kritikuar qeverisjen e tanishme, duke e konsideruar të pa zot që të marr vendime të rëndësihme.

“Është qeverisje e mundësive të humbura, pasi që qe një kohë të gjatë po kalojmë nga një pengesë në tjetrën dhe asnjë çështje e rëndësishme për vendin nuk po mund të shtyhet përpara. Kështu që kjo është qeveri e qëndrimit pezull dhe sa më herët që i jepet një opsion popullit për zgjedhje të reja është më mirë”, ka thënë Sejdiu për lajmi.net.

Ai ka thënë se do të bëjnë koalicion vetëm me ata që kanë të kaluar të pastër, jo korruptive.

“Ne kemi menduar për koalicione, jemi të hapur për të gjithë njerëzit që nuk kanë të kaluar negative, korruptive dhe besoj që zgjedhjet e ardhshme do të jetë një betejë në mes këtyre kategorive, të mirëve dhe të këqijve që e kanë mbajtur peng Kosovës qe një kohë të gjatë”, ka thënë ai.

Sejdiu ka thënë se kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është kandidati i për kryeministër, që sipas tij, ka marr legjitimitetin nga anëtarët.

“Natyrisht është udhëheqësi i partisë dhe është njëkohësisht kandidat për kryeministri sepse është zgjedhur në krye të partisë me modelin një anëtar një votë dhe e ka legjitimitetin që të jetë kandidati për kryeministër dhe po ashtu është personi më i përgatitur, sidomos në fushën e ekonomisë”, ka thënë ai./Lajmi.net/