Sejdiu shkon në Emergjencë pas pamjeve të moshuarit: Nuk do të tolerohen papërgjegjësitë

Sot në media u publikuan disa pamje ku shihet një i moshuar duke kërkuar ndihmë në Klinikën e Emergjencës.

Lajme

17/01/2019 23:28

Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, me tu publikuar video e të moshuarit nga Klinika Emergjente, ka reaguar menjëherë duke inspektuar nga afër rastin.

Ai ka bërë të ditur se ka nisur menjëherë hetimin e rastit.

“Meqenëse Klinika Emergjente monitorohet vazhdimisht me kamera, kam urdhëruar menjëherë kontrollimin e tyre për të parë se çfarë realisht ka ndodhur. Kam angazhuar edhe profesionistët shëndetësorë për të marrë të gjitha informatat e duhura me këtë rast”, ka thënë Sejdiu, shkruan lajmi.net.

Ai ka shtuar se nëse vërtetohet se ka pasur parregullsi, një papërgjegjësi e tillë nuk do të lejohet.

Lexo edhe: 

http://lajmi.net/mjeket-ne-greve-i-moshuari-ne-gjendje-te-rende/

“Nuk do të lejojmë papërgjegjësi. Unë po pres tani të gjitha detajet në lidhje me këtë rast dhe nëse vërtetohet ndonjë parregullsi, dikush do të jap llogari. Ne po punojmë çdo ditë që të ndërtojmë një sistem publik shëndetësor të besueshëm dhe për qytetarët, andaj asnjë neglizhencë në vendin e punës nuk do të tolerohet”, ka thënë ai. /Lajmi.net/