Sejdiu –Shalës: Ndërrove partinë për një leje ndërtimi

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të këshilltarëve të LDK-së, Flamur Shala, i cili i ka kërkuar kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti ballafaqim media.

Lajme

27/12/2015 13:59

 

Sejdiu ka thënë se Shala e ka ndërruar partinë “për një leje ndërtimi”, raporton lajmi.net.

Sipas tij, Shala është njeri i devalvuar.

“Nje person qe e ndryshon subjektin per nje leje ndertimi (nga PDK ne LDK) mundet me kerku dyluftim vetem me moralin dhe ndergjegjen e vete, se per tjeret eshte i devalvuar”, shkruan Sejdiu./lajmi.net