Sejdiu: S’e votojmë Haradinajn për kryeministër as Veselin për kryetar kuvendi

Korab Sejdiu, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, ka thënë edhe një herë se partia e tij dhe koalicioni në të cilin gjinden nuk do ta votojnë Haradinajn për kryeministër dhe Veselin për kryetar kuvendi.

Lajme

27/07/2017 00:00

“Ne mbi të gjithë kemi qenë konsistencë në qëndrimin tonë që në formatin aktual nuk do ta votojmë PAN”.

“Përkundër të gjithë spekulimeve e kemi dëshmuar se bashkimi jonë është i pathyeshëm”.

“Ka disponim që Veseli të mos votohet për kryetar të Kuvendit, por akoma nuk është marrë vendimi final, sepse akoma nuk dihet as kandidati zyrtarë i PAN”.

Kështu ka thënë Sejdiu në Ballë për Ballë të Orës së Fundit në Klan Kosova.

Ai tutje ka thënë se këtë veprim nuk do ta bëj as Labinot Tahiri, deputeti i zgjedhur i AKR-së, duke iu referuar kështu deklaratave të më hershme të Tahirit.

“Nuk besoj se ka ndonjë indikacion se Tahiri ose dikush tjetër do të del kundër zotimit që ka bërë koalicioni”.

“Ka pas shumë emra që janë laku, si spekulime se kush do të mund të jetë potencialisht ai që do ta votoj Qeverinë, por indikacionet janë se secili deputetë nga radhët e koalicionit do t’i qëndroj besnik marrëveshjes”.

Sejdiu ka treguar edhe për një takim të mundshëm ndërmjet Veslit, Haradinajt dhe Pacollit.

“Ka qenë takim i dy të parëve në hotelin e Pacollit, por jo edhe Pacolli, nuk ka qenë madje as afër vendit”.

Nënkryetari i AKR-së, shpreh dyshimet e tij se Haradinaj mund ta formojë Qeverinë.

“Unë nuk e di si do të mund ta formojë Qeverinë, nuk ka deputetë të interesuar që t’i bashkëngjiten, por edhe nëse bëhet Qeveria nuk do të jetë legjitime”.