Sejdiu pret që deputetët ta votojnë rezolutën e opozitës për kufijtë

Pas mbledhjes së Kryesisë, Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate, tha se shpreson që nesër rezoluta e opozitës për kufijtë të marrë votat e mjaftueshme për tu miratuar.

Lajme

03/09/2018 08:58

Ai poashtu tha se do të përkrahin çdo iniciativë e cila do ta kthente udhëheqjen e dialogut Kosovë – Serbi nën përgjegjësin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Partia Socialdemokrate ka kohë që e kërkon një seancë të jashtëzakonshmen sa i përket diskutimeve. Dialogu duhet t’i kthehet Kuvendi. Ne e kemi përkrah dhe jemi që të kemi një seancë të jashtëzakonshme”.

“Besoj që rezoluta do të ketë mjaftueshëm votat që të kalojë. Mendoj që është hap i mirë përpara. Dialogu duhet të kthehet në kuvend dhe kjo ndodh duke ndërtuar një platformë Kuvendi”.

“Çdo lloj diskutimi me palët e tjera jashtë Kuvendit pa mandat të Kuvendit është në shpërpushje me Kushtetutën e kësaj republikë e që është republikë parlamentare”.