Sejdiu: Po më duket se zgjedhjet në Kosovë janë zgjidhje e problemeve

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar për gjendjen aktuale politike në vend.

Lajme

12/03/2018 10:25

Sejdiu e ka quajtur këtë legjislaturë sipas tij të lodhët, me greva, koncesione me Serbinë e vendime skandaloze.

Ai në këtë postim shkruan që sipas këndvështrimit të tij zgjedhjet në Kosovë janë zgjidhje e problemeve të shumta të vendit.

Ky është postimi i plotë i Sejdiut në Facebook:

“A e keni ndjenjën që me këtë qeverisje, çdo gjë është duke dalë jashtë kontrolli –- legjislaturë e lodhët, greva gjithandej, bisedime/koncesione me Serbinë nga njerëz pa mandat e pa plan, vendime skandaloze, rezerva shtetërore të shterrura koti, ndërmarrje publike që po fundosen shpejtë dhe të lëna pa menaxhim, skandale që shpërthejnë gati çdo ditë, etj. etj. etj.

Veq po pyes, se po më duket zgjedhjet janë ZGJIDHJE!!!”