Sejdiu për dialogun: E papranueshme të lejohet vazhdimi i kësaj katrahure të shkaktuar nga Thaçi – Lajmi.net
Sejdiu për dialogun: E papranueshme të lejohet vazhdimi i kësaj katrahure të shkaktuar nga Thaçi
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 18:21, 12 July 2018
Dardan Sejdiu, kryetari i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur, ka theksuar se përmes seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga PSD-ja, kërkohet që diskutimi dhe vendimmarrja t’i kthehet Kuvendit, organit më të lartë legjislativ.

“Sot është e papranueshme që të lejohet vazhdimi i kësaj katrahure të shkaktuar nga Hashim Thaçi pasi kjo është Rebublikë Parlamentare dhe duhet të debatohet në Kuvend çështje të tilla”.

“Synimi është i thjeshtë në çfarëdo diskutimi që lidhet me interesat e Kosovës duhet të arrihet konsensus në Kuvendv pasi Republika e Kosovës nuk është pronë dhe duhet të punojmë së bashku për të.

Ndërsa sa i përket rezolutës së deputetëve të AAK-së për ndërprerjen e dialogut me Serbinë deri në liberalizimin e vizave për Kosovën, Sejdiu thotë se nuk ka koment pasi ende nuk e ka lexuar.

“Liberalizmi i vizave duhet të mbyllet tashmë si kapitull”, ka thënë Sejdiu në Klan Kosova.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO