Sejdiu: Largimi i Gërvallës, pamje e pahijshme për LDK-në

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se LDK duhet të jetë më transparente me anëtarësimin e vet por edhe me publikun në përgjithësi. Ai theksoi se largimi i Donika Gërvallës dhe Shefqet Dibranit, është pamje e pahijshme për LDK.

Lajme

28/05/2016 12:21

Sejdiu në Kuvendin e Punës së LDK-së, tha se është sesion për të marrë disa veprime të nevojshme për LDK-në, ku ka kërkuar që të respektohen rregullat e përgjithshme fundamentale të demokracisë.

Ai sqaroi se në rendë të ditës janë përfshirë edhe tema të cilat është dashur të diskutohen.