Sefaj viziton Aeroportin, kërkon të vazhdohet tradita e ndjenjës së sigurisë së udhëtarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka vizituar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lajme

14/11/2017 17:24

 

Ai u takua me drejtorin e ANP-së, Haldun Firat Kokturk, që sipas njoftimit nga MPB, e ka informuar ministrin me punën, të arriturat dhe gjendjen aktuale në ANP.

Sefaj po ashtu ka vizituar Terminalin e Aeroportit dhe Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror.

“Me këtë rast ministri Sefaj vuri në duke përkushtimin e tij dhe të MPB-së që në ANP të vazhdojë tradita e ndjenjës së sigurisë të qytetarëve tanë që udhëtojnë përmes këtij aeroporti”, thuhet në njoftim të MPB-së.

Sipas njoftimit, është diskutuar edhe për projektet e planifikuara për të ardhmen nga ANP.