Sefaj: MBP ka përmbushur 80 % të masave të MSA-së për vitin 2017

Ministria e Punëve të Brendshme ka përmbushur 80 për qind e të gjitha masave të paraparë në kuadër të zbatimit të programit kombëtar për MSA për vitin 2017. Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrje të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Lajme

15/12/2017 11:10

Sipas Sefajt nga 98 masa gjithsej sa kanë qenë të planifikuara për këtë vit janë realizuar 77 prej tyre.

Ndërsa sa i përket mosrealizimit të 21 masave, ai tha se kjo ka ndodhur për shkak të siç tha ai disa ngecjeve praktike, raporton Ekonomia Online.

“Në kuadër të zbatimit të programit kombëtar për vitin 2017 ka planifikuara gjithsej 98 masa.  5 masa janë përkundur kurse 9 masa te tjera u prej tyre janë në kuvend janë në proces por janë me vonesë. Në përgjithësi nga 98 masa janë realizuar 77 nga to apo 80 për qind e 20 për qind janë në proces”.

“Është piritet për neve zbatimi j të gjitha kritereve një pjesë e madhe lidhen me legjislacion kemi punuar në mënyrë të palodhshme. Shumë shpesh kemi has në hartimin e projektligjeve kanë qenë disa ngecje praktike”.

I pari i MPB-së duke iu përgjigjur pyetjes së anëtarit të komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi lidhur me atë se në cilat janë sfidat me të cilat janë duke u përballur, tha se janë duke stagnuar në disa akte ligjore.

Sefah gjithashtu iu përgjigj Selimit edhe në pyetjen për Interpolin. Ai tha se kanë krijuar një grup punues për anëtarësimin në këtë organizatë.

Madje Sefaj tha se do të ketë edhe anëtar të komisioneve përkatëse duke shtuar se tërheqja nga anëtarësimi për këtë vit ka ndodhur për shkak të disa kushteve.

“Kemi stagnime në akte ligjore janë ngecje teknike. Sa i përket çështje së INTERPOL-ti ashtu ka qenë kushtet ashtu kanë qenë numrat po besoj që tani të mbajmë nivelin të pa politizuar. Është një grup punues e kam cakto  do të shohim edhe disa anëtar të komisioneve që të jetë pjesë e grupit punues por duke ecur nga punimet do të prezantohet. Kjo u nevojitet edhe shteteve të tjera por edhe shtetit tonë”.

Fatmir Xhelili nga PDK u interesua lidhur me atë se a kanë vështirësi në aspektin financiar për zbatimin e masave të MSA-së.

Mirëpo Sefaj përsëriti edhe njëherë se moszbatimi i masave nuk ka ndodhur për shkak të buxhetit pasi nuk kanë hasur në probleme buxhetore.