Seedorf u shkarkua me një e-mail

Milan shkarkoi Clarence Seedorfin nga posti i trajnerit duke e zëvendësuar me ish bashkëlojtarin e tij, Filippo Inzaghi. Por, mënyra se si holandezi e mori vesh lajmin ishte vërtetë e turpshme, me një e-mail.

Sport

10/06/2014 11:06

Clarence Seedorf e mësoi se nuk është më trajner i Milanit, nëpërmjet një e-maili të dërguar nga drejtuesit e klubit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Krerët e gjigantit nga San Siro vendosën ta njoftojnë Seedorfin se është shkarkuar nga posti, nëpërmjet një e-maili.

Ish mesfushori i Milanit mori postin e trajnerit në janar të këtij viti duke zëvendësuar Massimiliano Allegrin.

Mirëpo, ndonëse rezultatet e skuadrës u përmirësuan me të në detyrë, mosmarrëveshjet e tij mepresidentin Silvio Berlusconi bënë që klubi ta largojë nga detyra. Në situatën aktuale Milan është i obliguar të paguajë Seedorfin deri në verën e vitit 2016.

Kurse, Inzaghi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare në krye të Rossonerëve.