Seedorf: Milani në rrugën e duhur

Clarence Seedorf beson se Milani po shkon në rrugën e duhur, pas barazimit 1:1 me Lazion në Stadio Olimpico të dielën mbrëma. Rossoneri kishin rënie të formës këtë sezon, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve së fundmi dhe duke i humbur katër ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, para vizitës që ia bënë…

Sport

24/03/2014 09:40

Clarence Seedorf beson se Milani po shkon në rrugën e duhur, pas barazimit 1:1 me Lazion në Stadio Olimpico të dielën mbrëma.

Rossoneri kishin rënie të formës këtë sezon, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve së fundmi dhe duke i humbur katër ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, para vizitës që ia bënë kryeqytetit italian mbrëmë. Trajneri holandez ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Lojtarët treguan se janë një grup kompakt, të cilët dëshirojnë të shkojnë përpara. Ata e ndihmuan njëri tjetrit gjatë tërë ndeshjes dhe është mëkat që nuk i morëm të tria pikët”, deklaroi Seedorf për Sky Sport Italia.

“Kur një trajner shkarkohet, dihet se bëhet fjalë për një krizë. Unë po mundohem ta kthej grupin në rrugën e duhur dhe në këtë sens jam i kënaqur me mënyrën se si ka përparuar ekipi”.

“Ne gjithmonë mundohemi ta japim më të mirën në aspektin e paraqitjes dhe stilit, por në këtë moment është më e rëndësishme të jemi solid, efektiv dhe t’i shfrytëzojmë më shumë mundësitë. Nëse e bëjmë këtë, ne mund të ndërtohemi lojë pas loje”, vijoi ai.

“Lojtarët po punojnë fort në ushtrime për t’u përmirësuar dhe për të dalë nga kjo situatë. Sonte rezultati ishte një hap tjetër pozitiv përpara. Isha i nderuar ta shihja reagimin dhe karakterin nga skuadra dhe klubi”, përfundoi Seedorf, i cili nuk është aspak pishman që e pranoi postin e trajnerit të Milanit, edhe pse Rossoneri gjendeshin në një pozitë aspak të lakmueshme.