Seedorf i hekurt, rregulli i trajnerit të njohur bën bujë në internet

Vetëm pak kohë më parë, Klarens Sedorf u emërua në krye të kombëtares së Kamerunit, dhe tashmë holandezi duket se i ka bërë të qarta rregullat e tij.

Sport

21/08/2018 22:03

Në listën e parë që ai hartoi me lojtarët e grumbulluar, 42-vjeçari kishte lënë jashtë sulmuesit Benxhamin Mukandxho, si dhe Kristian Bazogog.

I pyetur nga gazetarët kamerunas, për shpjegime për këto zgjedhje, Sedorf u duk i prerë, duke thënë se lojtarët e mirë nuk luajnë në Kinë, apo në kampionate të tjera aziatike.

Sedorf duket se ia ka bërë të qartë lojtarëve të Kamerunit, se nëse duan të luajnë për kombëtaren, duhet të zgjedhin një kampionat me rivalitet, mundësisht europian.