‘Seat Leon Cupra R’ pritet të jetë vetura më e shpejtë e rrugëve

Seat Leon Cupra R, pritet të jetë vetura konkuruese me Golf R.

Auto & Tek

31/10/2018 20:00

Ajo duket shumë e bukur nga jashtë dhe brenda, komode dhe sportive, transmeton lajmi.net

Ende nuk dihet për specifikat e veturës e cila pritet të jetë më e shpejta veturë e rrugëve normale, por sipas thashethemeve do të jetë veturë tejet ekonomike.

Ajo mund të vije me një motor 2.0 dizel me rreth 400 kuaj fuqi me mundësi shumëfishimi në bosht të çiftëzuar.

Derisa kanë rrjedhur fotografitë e para, çmimi i veturës ende nuk është bërë i ditur./Lajmi.net/