Seanca vazhdon në sallën alternative

Deputetët e pozitës kanë filluar të shkojnë në sallën alternative, ku pritet të vazhdojë seanca e Kuvendit.

Lajme

14/12/2015 13:42

Pika më e rëndësishme në rend të ditës është miratimi për herë të dytë i buxhetit të Kosovës për vitin 2016.

Deputetët e opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e rregullt të seancave plenare. Shumica e tyre janë suspenduar nga pjesmarrja në seancën e sotme, pasi kanë hedhur gaz lotsjellës.