Seanca shkon në pauzë pasi nuk ka kuorum

Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, e cila në mungesë të kuorumit ka shkuar në pauzë prej 15 minutave, pasi në sallë kanë qenë vetëm 53 deputetë.

Lajme

10/08/2017 10:27

Në këtë seancë po marrin pjesë vetëm deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të koalicionit LDK-AKR-Alternativa. Ndërsa, nga koalicioni PDK-AAK-Nisma po merr pjesë vetëm deputeti Milaim Zeka, shkruan lajmi.net

As deputetët e pakicave nuk po marrin pjesë në këtë seancë. /Lajmi.net/