Seanca për Trepçën vonohet për më shumë se 1 orë e gjysmë

Pas kalimit të projektligjit për Trepçën në lexim të parë, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka paralajmëruar vazhdimin e seancës për votimin në lexim të dytë të këtij projektligji.

Lajme

07/10/2016 21:59

Seanca ishte thirrur nga kryetari i Kuvendit në orën 20:30, por se ende nuk ka filluar.

Vonesa është shkaktuar pasi që Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ka pranuar amendamentet nga deputetët dhe Grupet Parlamentare dhe është ende duke i shqyrtuar ato.