Seanca për Thaçin president më së largu në fillim të javës së ardhshme?

Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të vendit nuk është caktaur ende, por me gjasë ajo do të ndodhë shumë shpejtë.

Lajme

11/02/2016 16:15

Burime të lajmi.net, kanë bërë të ditur se përgatitjet për këtë seancë kanë filluar dhe ajo pritet të mbahet më së largu në fillim të javës së ardshshme, më sakt të hënën.

Disa media online, sot kanë raportuar se zgjedhja e presidentit do të bëhet këtë javë, por burime të lajmi.net kanë thënë se kjo ka fare pak gjasa të ndodhë.

Se kjo çështje ka nisur të hyjë në fazën finale, e tregojnë edhe takimet që kryetari i Kuvendit Kadri Veseli sot i ka pasur me ambasadorët e SHBA-së, Britanisë dhe Norvegjisë, ku është diskutuar pikërisht kjo temë. /lajmi.net