Seanca për formimin e ekipit negociator, do të mbahet të martën në orën 9:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur pas përfundimit të Kryesisë së Kuvendit, ku në rend dite ka qenë caktimi i seancës për formimin e ekipit negociator të propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Lajme

03/09/2018 20:03

Veseli ka bërë thirrje që në procesin e dialogut të ketë një unitet, pasi sipas tij, cdo ndarje e spektrit politikë kosovarë është në dobi të Serbisë.

Ai ka bërë të ditur se kjo seancë do të mbahet ditën e martë në ora 9:00

“Është koha për koncensues nacional, sepse kemi të bëjmë me një shtet që vite me radhë kemi pasur problem. Çdo ndarje e jona në këtë proces është në favor të Serbisë”, ka thënë Veseli, transmeton lajmi.net.

Qeveria e Kosovës, sot  ka caktuar ekipin negociator në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Propozimin për këtë delegacion e ka dhënë kryeministri Ramush Haradinaj, por ai nuk e ka përfshirë veten në këtë delegacion.

Në mungesë të tij, ai e ka lënë zëvendësin e tij në qeveri, Fatmir Limaj në krye të këtij delegacioni.

Zëvendës kryesues do të jetë Zëvendës Kryeministri tjetër Enver Hoxhaj ndërsa anëtarë do të jenë Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi e Mahir Yagcillar./Lajmi.net/