Seanca për Demarkacionin mbahet të enjten

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të hidhet në votim ratifikimi i marrëveshjës së Demarkacionit me Malin e Zi, pritet të mbahet të enjten.

Lajme

20/02/2018 12:18

Burimet e lajmi.net, kanë thënë që kjo seancë e cila ishte paraparë të mbahej fillimisht gjatë ditës së dielë, dhe që më pas ishte shtyer për një datë të pacaktuar, pritet të mbahet më datë 22 shkurt, gjatë ditës së enjtë, raporton lajmi.net.

Ndryshe, ratifikimi eventual i Demarkacionit, pritet të zhbllokojë proceset më me rëndësi për shtetin e Kosovës, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave, çështje kjo e cila po mbahet peng nga zgjidhja përfundimtare e çështjes së kufirit me Malin e Zi./Lajmi.net/