Seanca nuk do të rifillojë deri në orën 22:00

Seanca e Kuvendit e ndërprerë pas hedhjes së gazit lotsjellës nuk pritet të fillojë në ora 20:00, ashtu siç u bë e ditur zyrtarisht.

Lajme

23/10/2015 20:22

Lajmi.net, nga burime brenda Kuvendit të Kosovës, ka mësuar se seanca nuk do të rifillojë deri në orën 22:00.

Seanca, vazhdim i seancës së kaluar, po ashtu e ndërprerë nga hedhja e gazit lotsjellës, filloi në ora 16:00, por menjëherë u ndërpre shkaku i hedhjes së gazit.

Kryetari Veseli, paralajmëroi pauzë prej 1 orë, ndërsa më vonë u tha se do të fillojë në orën 20:00, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Shtyrja e seancës është konfirmuar edhe nga një njoftim i dërguar për media nga këshilltari i kryetarit Veseli, Blerim Latifi. Në njoftim thuhet se “Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i paralajmëruar për orën 20, do të vazhdojë brenda ditës së sotme. Për kohën do të jepet njoftimi tjetër!”.  /lajmi.net