Seanca në “stand by”

Shumica e deputetëve të PDK-së, kanë braktisur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke shfaqur pakënaqësi me rrjedhën e saj.

Lajme

17/07/2014 13:15

Pas largimit të tyre nga salla e Kuvendit, blloku opozitar LDK-AAK-Nisma përmes kryesueses së seancës, Teuta Rugova, tentuan ta vazhdojnë mbledhjen duke provuar ta zgjedhin kryeparlamentarin, me deputetët e mbetur, por kjo nuk u mundësua nga kryesuesja, Flora Brovina.

Ajo ndërpreu këtë tendencë të opozitës, duke bllokuar ulësen e kryesueses, dhe duke pamundësuar rrjedhën e këtij procesi.

Ndonëse shumica e deputetëve nga grupi i saj parlamentar, kanë lëshuar sallën, Brovina vazhdon të mos e lëshoj karrigen e kryesueses.

Aktualisht në sallën e Kuvendin, nuk është duke u zhvilluar asnjë aktivitet, dhe seanca konstituive është bllokuar.